• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli konfirmoi sulm ndaj një objekti ushtarak në provincën iranianë Isfahan

Izraeli konfirmoi sulm ndaj një objekti ushtarak në provincën iranianë Isfahan

Jerusalem, 15 qershor 2025 (MIA) - Forcat e armatosura izraelite kanë sulmuar një objekt të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes në pjesën qendrore të Iranit, në provincën Isfahan.

"Një nga qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan u sulmua. Një vlerësim i dëmeve të mundshme po kryhet aktualisht", tha zëvendësguvernatori i provincës, Akbar Salehi.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin nëpërmjet një deklarate në platformën Iks, duke deklaruar se objektivi ishte një strukturë ushtarake në Isfahan.

Ky sulm është pjesë e një serie sulmesh ajrore izraelite ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore iraniane, të ndjekura nga një përgjigje iraniane me raketa në territorin izraelit. mb/

Foto: Gugël harta

QËNDRONI TË LIDHUR