Izraeli i ndalon Kryqit të Kuq qasjen deri te të burgosurit palestinezë
- Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac sot deklaroi se i ka ndaluar Kryqit të Kuq qasjen deri tek palestinezët të cilët janë arrestuar nga ushtria e vendit, kumtoi kabineti i tij.
- Post By Ramize Qamili
- 13:15, 29 tetor, 2025
Jerusalem, 29 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac sot deklaroi se i ka ndaluar Kryqit të Kuq qasjen deri tek palestinezët të cilët janë arrestuar nga ushtria e vendit, kumtoi kabineti i tij.
Ministri "nënshkroi një dekret me të cilën u ndalon përfaqësuesve të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të burgosurit të cilët po mbahen në përputhje me ligjin për paraburgimin e luftëtarëve të paligjshëm", theksohet në kumtesë, duke pohuar se vizita të tilla "do të rrezikonin sigurinë kombëtare" të Izraelit.
Sipas ligjit izraelit, kategoria "luftëra të paligjshme" lejon paraburgimin e pacaktuar pa asnjë akuzë, në qendrat ushtarake për paraburgim.
Ushtria izraelite sot paralajmëroi kthimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, pas që dje kreu disa sulme, në të cilat, sipas pretendimeve të tyre u goditën dhjetëra objektiva terroriste. rq/
Foto: arkivi i MIA-s