Izraeli i ka porositur banorët e disa zonave të Gazës që të largohen
- Ushtria izraelite sot i ka porositur banorët e disa lagjeve në pjesën veriore të Gazës që të largohen, para një operacioni të ri ushtarak pas sulmeve të përsëritura me raketa.
- Post By Melahat Baftija
- 20:59, 23 gusht, 2024
Tel-Aviv, 23 gusht 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot i ka porositur banorët e disa lagjeve në pjesën veriore të Gazës që të largohen, para një operacioni të ri ushtarak pas sulmeve të përsëritura me raketa.
Njerëzit duhet të shkojnë në strehimoret në perëndim të qytetit të Gazës, thuhet një thirrjen e lëshuar nga zëdhënësi i Forcave izraelite të Mbrojtjes (IDF) në gjuhën arabe.
Mes bombardimeve të vazhdueshme nga zona, IDF planifikon të ndërmarrë aksione kundër Hamasit islamik palestinez dhe organizatave të tjera terroriste atje, raportoi DPA.
Organizatat humanitare i kanë kritikuar gjithnjë e më shumë thirrjet e vazhdueshme të IDF për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës.
"Urdhërat e vazhdueshme të evakuimit po shkatërrojnë familjet në Gaza dhe po pengojnë masivisht ndihmën për shpëtimin e jetëve", tha Martin Frik, shefi i Zyrës së Berlinit të Programit botëror për ushqim të KB-së.
"Pothuajse të gjithë në Gaza janë shpërngulur për shkak të urdhrave të vazhdueshme për evakuim që nga tetori i vitit 2023", shtoi ai.
Sipas tij, gjithsej rreth 86 për qind e brezit është zonë që ka nevojë për evakuim. Vetëm në gusht, thirrjet e shumta për të ikur kanë prekur një çerek milion njerëz.
"Disa familje ikin për të dhjetën herë", theksoi Frik. mb/
Foto: DPA