• e mërkurë, 03 korrik 2024

Izrael: Kemi eliminuar 400 militantë

Izrael: Kemi eliminuar 400 militantë

Jeruslam, 8 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në Izraelin jugor dhe në Rripin e Gazës, ndërsa dhjetëra të tjerë janë marrë peng, deklaroi Daniel Hagari i armatës izraelite.

Ai shtoi se për momentin zhvillohen luftime në zonën Kuar Az, ndërsa vitjojnë bastisje në numër të madh të qyteteve.

Forcat izraelite janë në të gjitha qytetet, nuk ka qytet ku nuk janë të pranishëm, theksoi gjenerali Hagari.

Ndërkohë, Agjencia palestineze për mbrojtje civile kumtoi se gjatë sulmit izraelit ndaj Rripit të Gazës ka humbur jetën përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Ajman Junis. Trupi i tij i pajetë është gjetur nën rrënojat e shtëpisë së tij në kampin e refugjatëve Nuzejrat.

Paraprakisht, gjenerali Hagari deklaroi se armata ka marrë urdhër që për 24 orë t'i evakuojë të gjithë banorët nga zonat izraelite rreth Rripit të Gazës, ku zhvillihen luftime për lirimin e pengjeve. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR