IRGC pretendon se ka sulmuar më shumë se 100 objektiva izraelite në Tel Aviv
- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kumtoi se kishte sulmuar më shumë se 100 objektiva në Tel Aviv në kuadër të valës së 61-të të Operacionit "premtimi i vërtetë 4", duke theksuar se aksioni u krye në hakmarrje për vdekjen e ish-funksionarit të sigurisë iraniane Ali Larixhani.
- Post By Ramize Qamili
- 08:42, 18 mars, 2026
Teheran, 18 mars 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kumtoi se kishte sulmuar më shumë se 100 objektiva në Tel Aviv në kuadër të valës së 61-të të Operacionit "premtimi i vërtetë 4", duke theksuar se aksioni u krye në hakmarrje për vdekjen e ish-funksionarit të sigurisë iraniane Ali Larixhani.
Në kumtesën e IRGC-së theksohet se objektivat u goditën me lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë "Khorramshahr-4, Qadr, Emad dhe "Kheibar Shekan", transmetoi portali PressTV. IRGC pretendoi se objektivat ushtarake dhe të sigurisë në Tel Aviv u goditën gjatë sulmit, si dhe se pati një ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në qytet.
Në kumtesë gjithashtu theksohet se deri më tani, gjatë Operacionit "premtimi i vërtetë 4", më shumë se 230 izraelitë janë vrarë ose plagosur.
Pala iraniane deklaron se operacioni u nis pas, siç pretendon, sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit, ndërsa objektivat e sulmeve, përveç Tel Avivit, ishin edhe objektiva në Jerusalem, Haifa, Ber Sheva dhe rajoni i Negevit, si dhe pikat ushtarake amerikane në rajon, duke përfshirë bazat në Katar, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Arabinë Saudite. rq/
Foto: EPA