Irani formon Këshillin e mbrojtjes të udhëhequr nga presidenti Pezeshkian
- Këshilli suprem i sigurisë kombëtare i Iranit dje miratoi formimin e Këshillit të mbrojtjes, kryetar i të cilit do të jetë presidenti iranian Masud Pezeshkian.
- Post By Ramize Qamili
- 10:35, 4 gusht, 2025
Teheran, 4 gusht 2025 (MIA) - Këshilli suprem i sigurisë kombëtare i Iranit dje miratoi formimin e Këshillit të mbrojtjes, kryetar i të cilit do të jetë presidenti iranian Masud Pezeshkian.
Këshilli i mbrojtjes do të jetë përgjegjës për "centralizimin e planeve mbrojtëse të vendit dhe përmirësimin e kapaciteteve të forcave të armatosura iraniane".
Këshilli do të përfshijë shefat e tre degëve të qeverisë, ekzekutivit, gjyqësorit dhe ligjvënësve, si dhe komandantë ushtarakë dhe disa ministra.
"Pas themeleve dhe reformave të nevojshme strukturore, janë krijuar kushte për zbatimin e ndryshimeve të ardhshme në nivelin e disa institucioneve të larta të sigurisë në vend, publikoi "Nur njuz" për formimin e Këshillit kombëtar të mbrojtjes. rq/
Foto: EPA