Irani dyshon në qëllimet amerikane në bisedimet për programin bërthamor iranian
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi sot ka shprehur "dyshime serioze" në qëllimet e SHBA-së para raundit të dytë të negociatave me Uashingtonin për çështjen bërthamore iraniane.
- Post By Melahat Baftija
- 17:54, 18 prill, 2025

Moskë, 18 prill 2025 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi sot ka shprehur "dyshime serioze" në qëllimet e SHBA-së para raundit të dytë të negociatave me Uashingtonin për çështjen bërthamore iraniane.
Negociatat kryesore ndërmjet delegacionit iranian dhe atij amerikan janë caktuar për nesër në Romë, me ndërmjetësimin e Omanit.
"Megjithëse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivimet e palës amerikane, dhe mbi të gjitha do të marrim pjesë në negociatat e nesërme", tha Aragçi në një konferencë shtypi në Moskë së bashku me homologun e tij rus Sergej Lavrov.
Ai tha se pala iraniane është plotësisht e përgatitur për të punuar drejt një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjes mbi "programin paqësor bërthamor të Iranit". Aragçi nesër do të shkojë në Romë në ato negociata.
Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua javën e kaluar në Muskat, Oman dhe të dyja palët, Irani dhe SHBA-ja, e përshkruan atë si "konstruktiv".
Vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Izraeli dyshojnë se Irani dëshiron të prodhojë armë bërthamore, gjë që Teherani e mohon, duke theksuar se ka të drejtë të zhvillojë programe bërthamore për qëllime civile. mb/
Foto: EPA