Irani akuzon vendet perëndimore se me rezolutën e ANEA-s kërkojnë përforcim të marrëdhënieve
- "Duke pasur parasysh që E3 (një grupim joformal i Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe ) dhe SHBA-ja kërkon ashpërsim, ata e dinë shumë mirë se fundi zyrtar i marrëveshjes (nga Kajro) është një rezultat i drejtpërdrejtë i provokimeve të tyre", shkroi Aragçi në rrjetin social Iks.
- Post By Ramize Qamili
- 16:39, 21 nëntor, 2025
Teheran, 21 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot deklaroi se SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kërkojnë "masa më të ashpra", një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) miratoi një rezolutë të re për programin bërthamor të Iranit.
ANEA dje miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje Iranit të bashkëpunojë "plotësisht dhe pa vonesa".
Teksti i bën thirrje Teheranit të sigurojë bashkëpunim të plotë dhe të shpejtë duke ofruar informacionin dhe qasje në objektet e tij bërthamore që i kërkon ANEA.
"Duke pasur parasysh që E3 (një grupim joformal i Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe ) dhe SHBA-ja kërkon ashpërsim, ata e dinë shumë mirë se fundi zyrtar i marrëveshjes (nga Kajro) është një rezultat i drejtpërdrejtë i provokimeve të tyre", shkroi Aragçi në rrjetin social Iks.
Marrëveshja, e arritur në shtator midis Iranit dhe ANEA-s, shënoi vazhdimin e bashkëpunimit midis organit bërthamor për mbykëqyrje të OKB-së dhe Teheranit, i cili pezulloi të gjithë bashkëpunimin me agjencinë në korrik pas bombardimeve izraelite dhe amerikane të objekteve të saj bërthamore gjatë luftës 12-të ditore.
"Ashtu si rruga diplomatike që Izraeli dhe SHBA-të e minuan në qershor, marrëveshja e Kajros u kërcënua nga Uashingtoni dhe vendet e E3", tha ministri iranian.
Aragçi më herët deklaroi se qasja në objektet bërthamore të sulmuara gjatë luftës varej nga një marrëveshje e re midis Iranit dhe ANEA-s. rq/
Foto: arkivi i MIA-s