Irani akuzon vendet evropiane për mosrespektim të marrëveshjes bërthamore nga viti 2015
- Irani konsideron se vendet evropiane janë fajtore për dështimin e marrëveshjes bërthamore nga viti 2015 dhe i akuzon ato për dështim në përmbushjen e detyrimeve të tyre, kumtoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.
- Post By Ramize Qamili
- 13:32, 21 korrik, 2025
Teheran, 21 korrik 2025 (MIA) - Irani konsideron se vendet evropiane janë fajtore për dështimin e marrëveshjes bërthamore nga viti 2015 dhe i akuzon ato për dështim në përmbushjen e detyrimeve të tyre, kumtoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.
Përfaqësuesit e Teheranit të premten do të takohen me homologët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë në Stamboll për të diskutuar aktivitetet bërthamore të Iranit.
Parisi, Londra dhe Berlini në javët e fundit e kanë kërcënuar Iranin me rivendosjen e sanksioneve dhe e kanë akuzuar atë për dështim në përmbushjen e detyrimeve të tij bërthamore.
"Palët evropiane ishin fajtore dhe e neglizhuan zbatimin e marrëveshjes bërthamore", deklaroi zëdhënësi iranian i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, duke shtuar se Irani ka reduktuar detyrimet e tij në përputhje me kushtet e marrëveshjes.
Irani në vitin 2015 me disa vende evropiane, Kinën dhe Rusinë arriti marrëveshje me të cilën parashikonte kufizime të konsiderueshme në programin e tij bërthamor në këmbim për heqje graduale të sanksioneve.
Në marrëveshje u përfshi dhe SHBA-ja, por u tërhoqën në vitin 2018 dhe rivendosën sanksione ndaj Teheranit, gjatë mandatit të parë të Donald Trampit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s