• e shtunë, 19 korrik 2025

Iran, pas rezolutës së ANEB-it, paralajmëroi ndërtim të impiantit të ri për pasurim të uraniumit

Iran, pas rezolutës së ANEB-it, paralajmëroi ndërtim të impiantit të ri për pasurim të uraniumit

Vjenë, 12 qershor 2025 (MIA) - Irani sot paralajmëroi se do ta ndërtojë impiantin e ri të tretë për pasurim të uraniumit në një lokacion të sigiurt. Paralajmërimi pasoi pas rezolutës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në të cilën akuzohet Irani se nuk i plotëson detyrimet e saj bërthamore.

"Republika Islamike e Iranit nuk ka zgjedhje tjetër përveç se t'i përgjigjet kësaj rezolute politike. Sipas kësaj, shefi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit i ka lëshuar urdhrat e domosdoshëm për ndërtim të një qendre të re për pasurim të uraniumit në një lokacion të sigurt", theksohet në deklaratën e përbashkët të Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme dhe Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit.

Në komunikatë konstatimet e ANEB-it janë vlerësiar se janë "pa bazë jurudike" dhe "me motive polirike".

Paraprakisht Këshilli ekzekutiv i ANEB-it, me 35 anëtarë miratoi një rezolutë të iniciuar nga SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se Irani "nuk po i përmbush detyrimet e tij" dhe duke paralajmëruar se çështja mund t'i referohet Këshillit të Sigurimit të KB-së.

ANEB theksoi se Teherani ka refuzuar të deklarojë aktivitetet e tij bërthamore për vite me radhë, ndërsa inspektorët kanë gjetur gjurmë uraniumi dhe dshmi të tjera të dyshimta në vende të padeklaruara.

Irani më parë ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Traktati i Mospërhapjes së Armës Bërthamore (NPT). mb/.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR