Iran ka sulmuar baza të militantëve në Pakistan
- Irani sonte ka njoftuar se ka sulmuar baza të grupit militant Xhaish al-Adl në Pakistan.
- Post By Melahat Baftija
- 19:58, 16 janar, 2024

Teheran, 16 janar 2024 (MIA) - Irani sonte ka njoftuar se ka sulmuar baza të grupit militant Xhaish al-Adl në Pakistan.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se në sulm janë përdorur raketa dhe dronë.
Pakistani ende nuk është prononcuar.
Xhaish al-Adl është një grup militant sunit që vepron kryesisht në Pakistan. mb/