• e martë, 24 dhjetor 2024

Iran: Janë arrestuar 35 persona lidhur me sulmet në Kerman

Iran: Janë arrestuar 35 persona lidhur me sulmet në Kerman

Bagdad, 11 janar 2024 (MIA) - Ministria iraniane e shërbimeve të inteligjencës njoftoi se autoritetet iraniane kanë arrestuar 5 persona lidhur me sulmet e kryera më 3 janar në qytetin juglindor Kerman, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ministria tha se deri tani ka identifikuar një nga dy sulmuesit, si një shtetas nga Taxhikistani i cili hyri ilegalisht në Iran më 19 dhjetor.

Më shumë informacione për sulmuesin e dytë do të jepen në një datë më vonë, tha ministria, duke shtuar se arrestimet ishin kryer në disa provinca iraniane.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë më 4 janar për sulmin që vrau rreth 100 njerëz dhe plagosi 284 të tjerë. Shpërthimet ndodhen gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Teherani është zotuar të hakmerret për sulmin më të përgjakshëm të tillë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Përmes një deklarate, grupi militant tha se dy anëtarë të tij “aktivizuan jelekët e tyre me eksplozivë” në mes “të një turme të madhe të femohuesve të mbledhur afër varrit të liderit të tyre”.

Shpërthimet në Kerman kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni - i lidhur me Iranin - po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Përvjetorët e vdekjes së Soleimanit edhe më parë kanë tërhequr turma të mëdha.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe të plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR