Instituti ekonomik gjerman: SHBA gjithnjë e më shumë e varur nga BE-ja se sa nga Kina
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të varura nga importet nga Bashkimi Evropian se sa nga Kina dhe në aspektin e vlerës totale ashtu edhe në aspektin e numrit të produkteve, tregon studimi i publikuar sot nga Instituti ekonomik gjerman IW.
- Post By Ramize Qamili
- 11:40, 18 shtator, 2025
Uashington, 18 shtator 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të varura nga importet nga Bashkimi Evropian se sa nga Kina dhe në aspektin e vlerës totale ashtu edhe në aspektin e numrit të produkteve, tregon studimi i publikuar sot nga Instituti ekonomik gjerman IW.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës importuan mallra me vlerë prej 287 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian, që është gjithsej dy herë e gjysmë më shumë se në vitin 2010.
Ato janë kryesisht kimikate, aparate elektrike, makineri dhe pajisje.
Në vitin 2024, mallra me vlerë prej 247 miliardë dollarë arritën nga Kina në SHBA. Përveç kësaj, SHBA-ja regjistron të paktën 3.100 grupe produktesh, ku më shumë se gjysma e importeve të saj vijnë nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka rreth 2.900 grupe të tilla produktesh nga kina.
Analistët vërejnë se produktet me një pjesë vazhdimisht të lartë të importeve të SHBA-së sipas të gjitha gjasave shpejtë do të zëvendësohen, faktor që Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh në rast të një përshkallëzimi të tensioneve tregtare.
"Këto të dhëna mund t’u bëjnë të qartë amerikanëve se nëse vazhdojnë të rrisin doganat, praktikisht po ndikojnë në ekonominë e tyre", thotë bashkautorja e studimit, Samina Sulltan.
Si mjet i fundit, Unioni mund të vendos kufizime eksporti për mallrat të cilat janë kritike për ekonominë amerikane, sipas IË. Studimi sugjeron që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, mund të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues në bisedimet për doganat me Uashingtonin. rq/
Foto: arkivi i MIA-s