• e diel, 22 dhjetor 2024

Instituti bërthamor në Korenë Jugore 12 ishte shënjestër e sulmit kibernetik

Instituti bërthamor në Korenë Jugore 12 ishte shënjestër e sulmit kibernetik
Seul, 8 korrik 2021 (MIA) – Sulmi kibernetik kundër institutit shtetëror koreanojugor për hetimin e energjisë bërthaore, për të cilin ekziston dyshim se është vepër e Phenianit, ka zgjatur 12 dit, deklaroi sot deputeti Ha Tae Gjong, duke iu referuar informacioneve të zbulimit. Më 1 qershor, instituti e denoncoi incidentin, pas së cilës u hap një hetim i cili është ende në vazhdim. Sulmi kibernetik nga Pheniani zgjati 12 ditë, tha Gjong pas takimit me zbuluesit e Koresë së Jugut. Sipas shërbimit kombëtar të inteligjencës, hakerët nuk arritën të marrin material për teknologji kritike. Deputeti theksoi se në gjysmën e parë të këtij viti, numri i sulmeve kibernetike kundër njësive të Koresë së Jugut nga grupet e mbështetura nga qeveritë e huaja u rrit me 9 përqind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR