• e premte, 05 dhjetor 2025

Iniciativa globale IPC pretendon se uria po përhapet në mbarë Gazën

Iniciativa globale IPC pretendon se uria po përhapet në mbarë Gazën

Romë, 22 gusht 2025 (MIA) - Uria ka goditur Rripin e Gazës dhe ka të ngjarë të përhapet në shtator, kumtoi sot iniciativa globale e IPC, në një vlerësim që do të rrisë presionin ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihma humanitare në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.

Në Raportin e klasifikimit të integruar të sigurisë ushqimore (IPC) theksoi se 514.000 persona, pothuajse një e katërta e popullsisë palestineze në Gazë, janë të uritur dhe ky numër mund të rritet në 641.000 deri në fund të shtatorit.

Rreth 280.000 persona të prekur janë në rajonin verior që përfshin Qytetin e Gazës, ndërsa pjesa tjetër është në Deir al-Balah dhe Kan Junis, zona qendrore dhe jugore për të cilën IPC parashikon se do të jenë në gjendje urie deri në fund të muajit të ardhshëm.

Që një rajon të klasifikohet si rajon i goditur nga uria, të paktën 20 për qind e popullsisë duhet të vuajë nga mungesa ekstreme e ushqimit, pas çka një në tre fëmijë të kequshqyer në mënyrë akute, ndërsa dy persona në çdo 10.000 banorë që vdesin nga uria, kequshqyerja ose sëmundjet çdo ditë.

Analiza e IPC erdhi pasi që Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe shumë vende evropiane paralajmëruan se kriza humanitare kishte arritur "nivele të paimagjinueshme" pas gati dy vite luftë midis Izraelit dhe Hamasit, grupit militant palestinez. Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, ka paralajmëruar prej kohësh për një "katastrofë epike humanitare" në enklavën me më shumë se dy milionë banorë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp në korrik deklaroi se shumë njerëz në Gazë po vuanin nga uria, duke e futur atë në konflikt me disa anëtarë të Partisë Republikane të cilët mbështetën fuqimisht qëndrimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahun se nuk kishte përhapje të urisë.

Kjo është hera e pestë në 14 vjet në iniciativën e IPC-së në të cilën marrin pjesë 21 organizata humanitare, Agjenci të Kombeve të Bashkuara dhe organizata rajonale, ndërsa e financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja - të identifikojnë urinë.

IPC më herët vlerësoi urinë në zonën e Somalisë në vitin 2011, Sudanin jugor në vitin 2017 dhe 2020 dhe Sudan në vitin 2024. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR