• e diel, 22 dhjetor 2024

Inflacioni në Eurozonë ka rënë në 5,5 për qind

Inflacioni në Eurozonë ka rënë në 5,5 për qind

Bruksel, 19 korrik 2023 (MIA) - Shkalla vjetore e inlfacionit në Eurozonë në qershor arrin 5,5 për qind, që është zvogëlim në lidhje me majin, e cila ka qenë 6,1 për qind, publikoi Eurostat.

Shkalla më e ulët vjetore e inflacionit në qershor është vërejtur në Luksemburg - një për qind, Belgjikë dhe Spanjë - nga 1,6 për qind, ndërsa më e larta është në Hungari - 19,9 për qind, Sllovaki - 11,3 për qind dhe Çeki - 11,2 për qind.

Në bazë vjetore, shkalla vjetore e inflacionit ka shënuar rënie tek 25 vende-anëtare të Unionit, në Kroaci ka mbetur në 8,3 për qind, ndërsa në Gjermani është rritur në 6,8 për qind nga maji kur ka qenë 6,3 për qind.

Në Bashkimin Evropoian, inflacioni i qershorit nga 7,1 për qind në maj ka rënë në 6,4 për qind, ndërsa në qershor vitin e kaluar ka qenë 9,6 për qind. mb/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR