• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Inflacioni në Danimarkë është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 1985

Inflacioni në Danimarkë është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 1985
Kopenhagë, 11 prill 2022 (MIA) - Inflacioni në Danimarkë është rritur në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 1985, tregojnë të dhënat paraprake të publikuara sot nga Enti i Statistikave të Danemarkës. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 5,4 për qind nga viti në vit në mars, pas një rritjeje prej 4,8 për qind në shkurt. Ky inflacion ishte më i larti që nga maji i vitit 1985, kur çmimet u rritën për 5,4 për qind, sipas DPA. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën për 6,3 për qind dhe restorantet dhe hotelet për 5,8 për qind. Në bazë mujore, çmimet e konsumit në muajin mars u rritën për 0,6 për qind. Masa e BE-së për harmonizim të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (HICP) u rrit për 6,0 për qind në mars, pas një rritjeje prej 5,3 përqind muajin e kaluar. Në bazë mujore, HICP në muajin mars u rrit për 0,7 për qind. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR