• e diel, 22 dhjetor 2024

Incident në Detin Egje ndërmjet anijes patrulluese greke dhe një varke peshkimi të Turqisë

Incident në Detin Egje ndërmjet anijes patrulluese greke dhe një varke peshkimi të Turqisë
Athinë, 23 shkurt 2022 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, sipas mediave greke, ka i dërguar demarsh Greqisë për shkak të incidentit  në Detin Egje ndërmjet anijes patrulluese të shërbimit bregdetar grek dhe një varke peshimi të Turqisë, kur nga ana greke janë gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas shërbimit bregdetar grek të shtënat kanë qenë në një vend të sigurt, ndërsa sipas shërbimit bregdetar turk njëri nga peshkatarët është lënduar në këmbë. Shërbimi bregdetar grek kumtoi se incidenti ka ndodhur dje pasdite kur një varkë peshkimi të Turqisë ka peshkuar në ujërat territoriale greke, në pjesën mes ishujve Hios dhe Inuses dhe nuk është përgjigjur në thirrjet për tërheqje, të drejtuara nga ekuipazhi i anijes patrulluese greke. Pala turke komenton se "gjuajtja ndaj peshkatarëve të pafuqishëm është e papranueshme dhe kjo është një krim kundër njerëzimit". Mediat greke publikuan se për incidentin ka reaguar Ankaraja zyrtare me notë proteste deri te ambasada e Greqisë në Turqi. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR