IEA: Kërkesa globale për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vitin 2050
- Kërkesa globale për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vititn 2050, kumtoi sot Agjencia Ndërkomëtare e Energjisë (IEA), duke devijuar pritjet e saj të mëparshme për kalim të shpejtë drejt derivateve dhe duke parashikuar se bota sipas të gjitha gjasave nuk do t'i përmbush objektivat klimatike.
- Post By Ramize Qamili
- 09:39, 12 nëntor, 2025
Uashington, 12 nëntor 2025 (MIA) - Kërkesa globale për naftë dhe gaz mund të rritet deri në vititn 2050, kumtoi sot Agjencia Ndërkomëtare e Energjisë (IEA), duke devijuar pritjet e saj të mëparshme për kalim të shpejtë drejt derivateve dhe duke parashikuar se bota sipas të gjitha gjasave nuk do t'i përmbush objektivat klimatike.
IEA, agjencia perëndimore për mbykëqyrje të sigurisë së energjisë, në vitet e fundit është nën presionin e SHBA-së për shkak fokusit të saj në politikat për energji së pastër, pasi presidenti Donald Tramp iu bëri thirrje kompanive amerikane të zgjerojnë në mënyrë shtesë prodhimin e naftës dhe gazit.
Gjatë administratës së Xho Bajdenit, IEA parashikoi se kërkesa globale për naftë do të arrinte kulmin këtë dekadë dhe tha se nuk nevojiten investime të mëtejshme të naftës dhe gazit nëse bota do ta arrinte qëllimin e saj për klimën.
Ministri i energjetikës së Trampit, Kris Rajt, i quajti projeksionet e IEA-s për kërkesën e lartë "të pakuptimta".
IEA financohet nga vendet anëtare, ndërsa SHBA-ja kontribuon më së shumti. Politikat energjetike të qeverive dhe kopmanive në të gjithë botën bazohen në analizat dhe të dhënat e saj.
Në Raportin vjetor për Energjinë Botërore të publikuar sot, IEA parashikoi se sipas një skenari momental të politikave, deri në mesin e shekullit kërkesa për naftë do të arrijë në 113 milionë fuçi, që do të jetë rreth 13 për qind më shumë se konsumi në vitin 2024. rq/
Foto: EPA