IDF ka vrarë edhe një komandant të Hezbollahut
- Edhe një tjetër komandant i Hezbollahut është vrarë sot në sulmet mbi fshatin libanez Kana, që ndodhet në pjesën jugore të vendit, njoftoi ushtria izraelite.
- Post By Melahat Baftija
- 19:34, 16 tetor, 2024

Tel-Aviv, 16 tetor 2024 (MIA) - Edhe një tjetër komandant i Hezbollahut është vrarë sot në sulmet mbi fshatin libanez Kana, që ndodhet në pjesën jugore të vendit, njoftoi ushtria izraelite.
Xhalal Mustafa Hariri, komandant i Hezbollahut në qarkun Kana, është vrarë në sulmin së bashku me ekstremistë të tjerë të Hezbollahut, njoftoi IDF.
Organizata shiite proiraniane nuk e konfirmoi menjëherë vrasjen e komandantit të saj, por autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se 15 civilë janë vrarë në sulmet e sotme izraelite në fshatin Kana.
Hariri ishte përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve të shumta ndaj Izraelit, thuhet në komunikatën e ushtrisë izraelite. mb/