• e martë, 26 nëntor 2024

Hungaria është vënë nën monitorim të parlamentarëve të Këshillit të Evropës për sundim të së drejtës

Hungaria është vënë nën monitorim të parlamentarëve të Këshillit të Evropës për sundim të së drejtës
Strasburg, 13 tetor 2022 (MIA) - Çështjet afatgjata për sundimin e së drejtës dhe demokracisë në Hungari mbeten në masë të madhe të pazgjidhura, vlerësoi Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) dhe më pas votoi që vendi të vihet nën procedurë të monitorimit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Hungaria iu shtua dhjetë vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Evropës të cilat për momentin janë nën monitorim të plotë (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Republika e Moldavisë, Polonia, Serbia, Turqia dhe Ukraina), që përfshin vizita të rregullta të raportuesve të APKE-së, dialog rrjedhës me autoritetet dhe vlerësime periodike për atë se sa një vend-anëtar i respekton obligimet e veta dhe angazhimet e ndërmarra me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në rezolutën e bazuar në raportin e Jorgos Papandreut (Greqi, SPC) dhe Erik-Nikels Kros (Estoni, ALDE), Asambleja tha se përdorimi i gjerë i ligjeve themelore, që kërkojnë shumicë prej dy të tretave, "seriozisht e kufizon pluralizmin politik, që është shenjë e një sistemi demokratik".

Ndryshimet e kohëmëparshme ligjore dhe problemet me ligjet zgjedhore do të thonë se korniza e tanishme zgjedhore nuk siguron kushte të barabarta për zgjedhje të drejta, konkluduan parlamentarët, duke dhënë një sërë rekomandimesh lidhur me zgjedhjet, gjyqësinë dhe mediumet.

APKE vërejti seri prej 17 ndryshimesh të ligjeve ekzistuese muajin e kaluar të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë funksionimin e institucioneve demokratike, ta përforcojnë transparencën dhe t'i ashpërsojnë rregullat për konflikt të interesave dhe u bëri ftesë autoriteteve hungareze të kërkojnë ekspertizë nga trupat relevantë të Këshillit të Evropës për këto ndryshime. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR