• e premte, 05 dhjetor 2025

Hulumtim: Tymi nga zjarret pyjore është më i rrezikshëm sesa që është konsideruar më parë

Hulumtim: Tymi nga zjarret pyjore është më i rrezikshëm sesa që është konsideruar më parë

Londër, 19 gusht 2025 (MIA) - Tymi nga zjarret është shumë më i rrezikshëm nga sa mendohej më parë, ka zbuluar një studim i ri, me ç'rast rastet e vdekjes të shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta PM2.5 vlerësohen si të nënvlerësuara për 93 për qind.

Hulumtuesit zbuluan se mesatarisht 535 njerëz në vit në Evropë kanë vdekur midis viteve 2004 dhe 2022 nga thithja e grimcave të vogla toksike të njohura si PM2.5, të cilat çlirohen kur zjarret shpërthejnë, raportoi Gardian.

Me metodat standarde, të cilat supozojnë se PM2.5 nga zjarret janë po aq e rrezikshme sa grimcat nga burime të tjera, siç është trafiku, do të priteshin vetëm 38 vdekje në vit. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR