• e martë, 24 dhjetor 2024

Hristov: Bullgaria do të negociojë me Gazpromin

Hristov: Bullgaria do të negociojë me Gazpromin
Sofje, 22 gusht 2022 (MIA) - Ushtruesi i detyrës ministër për energjetikë i Bullgarisë, Rosen Hristov paralajmëroi se vendi i tij me siguri do të duhet të negociojë me Gazpromin rus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Pas brifingut në qeverinë bullgare për përballje me krizën me gaz, Hristov komentoi se ato do të jenë bisedime mjaft të vështira. Sipas tij, Ministria për energjetikë e Bullgarisë ka përgatitur opsione të ndryshme për biseda, por pritet përgjigje nga Gazpromi. Rosen Hristov thotë se interkonektori i Bullgarisë me Greqinë ishte lënë jashtë mbikëqyrjes nga administrata e kaluar, ndërsa ka akumulim të një numri të madh të problemeve lidhur me ndërtimin dhe dokumentimin e tij. Ai shtoi se qeveria kalimtare ka gjetur kaos total dhe kryesi e cila nuk ka ndihmuar që të zgjidhet problemi. "'Toplifikacija Sofija' i ka borxh 'Bullgargaz'-it qindra milionë levë dhe nuk ka gjasa që kjo të përfundojë me mënyrën e tanishme të udhëheqjes, përkundrazi madje pritet të rritet për 300 milionë levë (150 milionë euro) në muaj", shtoi Hristov. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR