• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hiqet bllokada në Jarinje në kufirin Kosovë-Serbi, vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Merdare edhe më tej të mbyllura

Hiqet bllokada në Jarinje në kufirin Kosovë-Serbi, vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Merdare edhe më tej të mbyllura

Prishtinë, 7 shztator 2024 (MIA) - Zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani, ka deklaruar sot se në Jarinjë tani qarkullimi po vijon pa probleme, ndërsa vendkalimet në Merdarë dhe Bërnjak janë ende të bllokuara nga ana e Serbisë.

“Në Jarinjë po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, ka thënë Elshani.

Lidhur me mbylljen e këtyre dy pikave është prononcuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta dje pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

"Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, është shprehur Sveçla.

Ndërkohë, pas mbylljes së Bërnjakut ka reaguar edhe kryediplomatja Donika Gërvalla e cila tha se kjo pikë do të qëndrojë e mbyllyur derisa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Ajo u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndalojnë presidentin e Serbisë e të mos lejojnë përshkallëzim të situatës më tutje.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdar dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura dhe se pikat kufitare në Jarinje është e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas QKMK-së, pritje për të dalë nga Kosova në pikat tjera kufitare, janë maksimumi pesë minuta. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR