• e martë, 24 dhjetor 2024

Hill: E mundur është marrëveshje në mes SHBA-së dhe Serbisë për partneritet strategjik

Hill: E mundur është marrëveshje në mes SHBA-së dhe Serbisë për partneritet strategjik
Beograd, 15 tetor 2022 (MIA) – Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill, në një intervistë për "Zërin e Amerikës" deklaroi se është duke u diskutuar për një partneritet potencial strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë dhe se një marrëveshje e tillë është e mundur në të ardhmen, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe refuzimit të Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, Hill i tha "Zërit të Amerikës" se ekziston një mirëkuptim për varësinë e Beogradit nga burimet ruse të energjisë, por se "nuk është mirë që Serbia të ulet në mes të mirës dhe e keqe". Ai mohoi se ka afate specifike të vendosura nga SHBA-ja për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tha se shpreson që së shpejti të ketë përparim dhe se SHBA-ja e mbështet propozimin franko-gjerman. "Mendoj se sekretari Entoni Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë", tha ai. Siç tha ai, "nuk dëshiron të flasë për aspiratën për në BE vetëm në kuptimin që Serbia duhet ta zgjidhë çështjen e Kosovës". "Zëri i Amerikës" thekson se ministrja e Energjetikës së Serbisë lajmëroi se një partneritet strategjik me SHBA-në mund të ndihmojë Serbinë në aspektin e sigurisë energjetike. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR