• e hënë, 23 dhjetor 2024

Harku kohor i momenteve kyçe nga pushtimi rus ndaj Ukrainës

Harku kohor i momenteve kyçe nga pushtimi rus ndaj Ukrainës
Moskë, 9 nëntor 2022 (MIA) -  Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu sot u urdhëroi trupave moskovite të tërhiqen nga qyteti Herson në Ukrainën jugore, drejt së cilës forcat ukrainase përparojnë me javë të tëra. Kievi zyrtar pastaj njoftoi se në këtë fazë nuk sheh “asnjë shenjë” për tërheqjen e forcave ruse nga Hersoni, qyteti më i madh i pushtuar nga rusët nga fillimi i pushtimit. Harku kohor i momenteve kyçe të pushtimit rus ndaj Ukrainës: Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi një "operacion special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt. Ai thotë se kjo është për të mbrojtur republikat rusishtfolëse, të vetëshpallura separatiste Lugansk dhe Donjeck në Ukrainën lindore, pavarësinë e të cilave sapo ka njohur. Ai thotë se dëshiron të "denacifikojë" Ukrainën, ish-republikë sovjetike dhe kërkon garanci se ajo kurrë nuk do të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s. Fillon pushtimi i plotë, me sulme me raketa në disa qytete të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbetet në kryeqytet, Kiev, për të udhëhequr rezistencën. Perëndimi vendos sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dërgojnë armë në Ukrainë. Ndihma e premtuar nga Uashingtoni po rritet në miliarda me kalimin e muajve. Trupat ruse kanë pushtuar bregdetin jugor të Ukrainës, duke pushtuar qytetin Herson, afër Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014. Forcat ruse po përpiqen gjithashtu ta rrethojnë Kievin dhe ta pushtojnë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkov, në verilindje, por po hasin në rezistencë të ashpër dhe vështirësi të mëdha logjistike. Një muaj pas luftimeve, Rusia po tërhiqet nga zona e Kievit dhe nga veriu për t'u fokusuar në rajonin industrial lindor Donbas (Lugansk dhe Donjeck), pjesërisht nën kontrollin separatist, së bashku me jugun. Në fillim të prillit, një numër i madh i trupave të civilëve të vrarë janë zbuluar në periferi të Kievit dhe qyteteve veriore, të cilat i kanë pushtuar forcat ruse. Ajo shkaktoi një revoltë ndërkombëtare. Më 21 maj, Rusia e shpalli rënien e qytetit strategjik juglindor portual, Mariupol, i cili është bombarduar pa pushim që nga fillimi i luftës. Ushtarët ukrainas, të cilët kishin qëndruar për javë të tëra në fabrikën e çelikut të qytetit, u dorëzuan. Suedia dhe Finlanda kërkojnë anëtarësim në NATO, nga frika se mund të jenë objektivat e ardhshëm të agresionit rus. Në qershor, Rusia e pushtoi Donjeckun verior, pas një prej betejave më të përgjakshme të luftës, e ndjekur nga qyteti fqinj Lisiçansk. Ukraina kërkon më shumë armë të rënda nga Perëndimi.

Më 22 korrik, Kievi dhe Moska nënshkruan marrëveshje për rifillim të eksportit të grurit nga Ukraina, në përpjekje që të lehtësohet kriza globale me ushqim e shkaktuar nga bllokada ruse në portet në vend.

Gjiganti rus i gazit Gazprom e ul furnizimin me Evropën përmes gazsjellësit "Rrjedha Veriore" duke e nxitur frikën për mungesë të gazit në Evropë këtë dimër.

Ukraina dhe Rusia mes vete akuzohen për granatimin rreth centralit bërthamor Zaporozhjë, i okupuar nga Rusia, për shkak të frikës nga katastrofa e mundshme bërthamore.

Kievi filloi ofensivë të madhe për marrje të sërishme të Hersonit.

Ukraina përsëri merr qindra qytete dhe fshatra në kundërofensivën e shpejtë rreth Harkovit.

Më 21 shtator, Putini thirri 300.000 rezervistë.

Mes 23 dhe 27 shtatorit, autoritetet e mbështetura nga Kremlini mbajnë referendume në të shpejtë në rajonet ukrainase Lugansk, Donjeck, Herson dhe Zaporozhjë, të cilat kontrollohen nga Moska, për bashkim drejt Rusisë.

Kievi dhe Perëndimi i refuzojnë referendumet.

Më 30 shtator, Putini formalisht i aneksoji në një ceremoni të madhe në Kremlin.

Më 8 tetor, ukrainasit festojnë pasi një shpërthim i madh shkaktoi dëm të madh në urën e cila e lidh Krimenë me tokën ruse - simbol i aneksimit të gadishullit nga Moska.

Putini i akuzoi shërbimet sekrete ukrainase për shpërthimin.

Më 10 shtator, si hakmarrje e dukshme, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa dhe fluturake pa pilot mbi qytetet e Ukrainës, duke përfshirë edhe Kievin. Sulmet, e drejtuara kryesisht drejt infrastrukturës energjetike, lanë miliona njerëz pa rrymë.

Më 19 tetor Putini shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara.

Më 9 nëntor, Moska i urdhëron trupat e saj që të tërhiqen nga qyteti Herson të përballur me përparimin e forcave ukrainase. Veprimi vjen disa ditë pasi Rusia thoshte se ka përfunduar me evakuimin e civilëve nga Hersoni në territorin e saj. mb/fc/

QËNDRONI TË LIDHUR