• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haradinaj: Në vend të dialogut për njohje, Kosova tani zhvillon dialog për Asociacionin e komunave serbe

Haradinaj: Në vend të dialogut për njohje, Kosova tani zhvillon dialog për Asociacionin e komunave serbe

Prishtinë, 21 shtator 2023 (MIA) - Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bërë gabime sa i përket dialogut me Serbinë, kështu që në vend të dialogut me qendër njohjen reciproke, tani ka dialog për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në qendër, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një intervistë për KTV-në mbrëmë, Haradinaj tha se lidershipi aktual i Kosovës ka bërë një “gabim” dhe ka bërë që situata të duket - dhe si e tillë të keqpërdoret nga Serbia - se Kosova kinse po shkel të drejtat e serbëve nga veriu, për të cilën tha ajo nuk është e vërtetë.

"Kosova asnjëherë nuk ka qenë në një situatë më të vështirë gjeopolitike për shkak të rrethanave të reja të shkaktuara nga zhvillimet e fundit në veri të vendit. Është bërë një gabim në hapat që çuan në një situatë në Kosovë nga një dialog në qendër të të cilit do të jetë njohja reciproke, në dialogun për Asocicionin në qendër. Serbia është në dialog vetëm për Asocicionin, ndërsa Kosova duhet të insistojë në përcaktimin e pikave kufitare", tha Haradinaj. mb/

Foto. printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR