• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haradinaj e braktis takimin me Kurtin: Na mbante ligjëratë

Haradinaj e braktis takimin me Kurtin: Na mbante ligjëratë
Prishtinë, 8 nëntor 2022 (MIA) - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është larguar nga takimi që kryeministri Albin Kurti ka mbajtur me liderët e opozitës me rastin e ngjarjeve në veri të vendit. jo shumë pasi filloi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Pas daljes nga ndërtesa Qeverisë, ku po vazhdon takimi i Kurtit me liderët e dy partive tjera opozitare – PDK-së, Memli Krasniqi dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, Haradinaj ka bërë të ditur se është detyruar të largohet për shkak se kryeministri po mbante "ligjerata" dhe nuk shpjegonte "pse i prishi marrëdhëniet me Amerikën". “Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj në Fejsbuk. Kurti i ka thirrur në takim liderët e partive më të mëdha opozitare të shqiptarëve të Kosovës me rastin e situatës së fundit të shkaktuar nga tërheqja e serbëve nga institucionet shtetërore. Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, “Srpska lista” (SL) ka vendosur të tërheqë anëtarët e saj nga institucionet e Kosovës, për shkak të, siç thonë ata, njoftimeve të qeverisë Kurti se do të ndëshkojë personat që nuk i ndryshojnë targat e automjeteve të nxjerra nga Serbia me targat me emërtimin RKS – Republika e Kosovës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR