• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamnei: Izraeli u përpoq të "rrëzojë" Republikën Islamike

Hamnei: Izraeli u përpoq të

Teheran, 16 korrik 2025 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot deklaroi se lufta 12-ditore e nisur nga Izraeli në qershor me mbështetjen e SHBA-së kishte për qëllim "rrëzimin" e Republikës Islamike.

"Llogaritjet dhe plani i agresorëve ishin të dobësonin sistemin duke targetuar individë të caktuar dhe qendra kyçe institucionale në Iran", theksoi lideri iranian, duke iu referuar vrasjeve të oficerëve të lartë dhe sulmeve ndaj ndërtesave shtetërore.

Qëllimi i kësaj strategjie ishte "të provokonte trazira dhe të nxit popullatën të dilte në rrugë për të rrëzuar sistemin", tha Hamnei, i cili është në pushtet që nga viti 1989.  rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR