• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi ka dorëzuar trupat edhe të dy pengjeve Kryqit të Kuq në Gaza

Hamasi ka dorëzuar trupat edhe të dy pengjeve Kryqit të Kuq në Gaza

Gaza, 30 tetor 2025 (MIA) - Grupi islamist palestinez Hamas i ka dorëzuar Kryqit të Kuq arkivolet me trupat e dy pengjeve të tjera izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Bëhet fjalë për eshtrat e dy personave të rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023. Kryqi i Kuq më pas ia dorëzoi arkivolet ushtrisë izraelite.

Nga Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu konfirmuan se Izraeli kishte marrë dy trupa të tjerë pengjesh.

Deri më tani, Hamasi ka kthyer 15 nga 28 trupat e pengjeve që Izraeli thotë se janë ende në Gaza.

Të hënën në mbrëmje, grupi i dorëzoi Izraelit pjesë të një trupi që më vonë rezultoi të ishte ai i një pengu që ishte dorëzuar tashmë, gjë që, së bashku me vonesat në dorëzim, ka zemëruar qeverinë izraelite. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR