Hamasi e akuzon Izraelin për shpërthimet në Liban: Ky hap e rrezikon stabilitetin rajonal
- Grupi terrorist Hamas ka publikuar një komunikatë, me të cilën e fajëson Izraelin për një sërë shpërthimesh të drejtuara drejt pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit dhe thotë se ky hapë e kërcënon stabilitetin rajonal.

Gaza, 18 shtator 2024 (MIA) - Grupi terrorist Hamas ka publikuar një komunikatë, me të cilën e fajëson Izraelin për një sërë shpërthimesh të drejtuara drejt pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit dhe thotë se ky hapë e kërcënon stabilitetin rajonal.
"E dënojmë fuqishëm agresionin e rinovuar dhe të vazhdueshëm sionist kundër popullit vëlla libanez", thuhet në kumtesën e Hamasit, duke shtuar se sulmet "tani kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit".
Izraeli nuk ka komentuar mbi shpërthimet në Liban. mb/