• e premte, 05 dhjetor 2025

Hakerët proukrainas sulmuan aviokompaninë moskovite "Aeroflot", janë anuluar 60 fluturime

Hakerët proukrainas sulmuan aviokompaninë moskovite

Moskë, 28 korrik 2025 (MIA) - Dhjetëra fluturime u anuluan sot në Moskë pas një sulmi të dyshuar kibernetik nga grupe hakerësh proukrainas.

Kompania shtetërore ajrore ruse "Aeroflot" fillimisht publikoi për anulimin e rreth 60 fluturimeve në aeroportin "Sheremetjevo", duke njoftuar për ndërprerje në TI sistemet e saj si shkak. Ekspertët e kompanisë po punojnë për të rikthyer operacionet e serverëve për vazhdimin e fluturimeve të caktuara", kumtoi agjencia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, i ka përshkruar raportet si alarmante.

"Kërcënimi nga hakerat është rrezik me të cilin përballen të gjitha kompanitë e mëdha që i shërbejnë publikut", tha ai.

Hakerët proukrainas nga grupet "Silent Crow" dhe "Cyber Partisans" e kanë ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, duke theksuar se operacioni i tyre kundër "Aeroflot" ka qenë në përgatitje një vit. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR