• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hakerët iranianë publikuan të dhëna për drejtorin e policisë dhe zëvendësin e SHISH, por publikuan edhe kërcënim të ri

Hakerët iranianë publikuan të dhëna për drejtorin e policisë dhe zëvendësin e SHISH, por publikuan edhe kërcënim të ri
Tiranë, 21 nëntor 2022 (MIA) - Hakerët iranianë nga grupi "Drejtësia e atdheut" vazhdojnë me publikimin e të dhënave nga sulmet kibernetike të sistemeve të qeverisë shqiptare. Këtë herë publikuan të dhëna për drejtorin e përgjithshëm të policisë, Muhamed Rrumbullaku dhe për zëvendësin e shërbimit të inteligjencës shqiptare, SHISH, Olijan Kanushi Në publikimin e hakerëve, në të cilin ka të dhëna personale për të dy, fotografi dhe numra telefoni, e-postë, të dhëna për udhëtime, hakerët edhe me porosi kërcënuese për Shqipërinë. "Ne jemi afër jush. Në vend që të ndryshoni funksionarët e qeverisë së korruptuar, mendoni si ta reformoni strukturën e korruptuar. Çdo lëvizje dhe intervistë e liderëve të MEK në Shqipëri dhe vendet e tjera do të ketë pasoja të mëdha për qytetarët shqiptarë", shkruajnë hakerët, informuan mediat shqiptare.Më parë forcat e Gardës Revolucionare Iraniane e kërcënuan Shqipërinë me sulme me fluturake pa pilot dhe raketa, duke theksuar se "kanë gjithçka nën kontroll dhe mund të godasin kur të duan". Mes tjerash hakerët publikuan të dhëna edhe për ish drejtorin e përgjithshëm Gledis Nano, si dhe për njeriun e parë aktual të inteligjencës, Helidon Bendo. Sulmet e hakerëve iranianë në rrjetin kibernetik shqiptar dhe publikimi i vazhdueshëm i emaileve dhe dokumenteve të zyrtarëve të lartë, sollën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare, prandaj qeveria vendosi të modernizojë serverët e sistemit shqiptar, për të cilin do të shpenzojë. 2.8 milionë euro. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR