• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hakerët iranianë publikojnë të dhëna për njeriun e parë të Inteligjencës shqiptare

Hakerët iranianë publikojnë të dhëna për njeriun e parë të Inteligjencës shqiptare
 Tiranë, 20 tetor 2022 (MIA) - Hakerët e grupit iranian “Drejtësia e atdheut” nuk reshtin së publikuari të dhënat e marra nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare.
Në ueb faqen e tyre, grupi publikoi informacione për drejtorin e shërbimit sekret shqiptar, SHISH, Helidon Bendo, si dhe datat e daljes dhe hyrjes për të nga sistemi TIMS.
Publikimi i këtyre të dhënave vjen pasi dy ditë më parë grupi publikoi të dhënat e titulluara “numrat e telefonit të shqiptarëve”. Në rrjet mund të gjeni mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, emër, mbiemër, si dhe numra të kartave të identitetit, raportojnë mediat shqiptare.
Hakerët, duke marrë përgjegjësinë për sulmet kibernetike në një postim, shkruanin se arsyeja e sulmit ishte mbështetja për muxhahedinët që u strehuan në kampin e MEK në Manëz, pranë Durrësit.
Më parë, hakerët publikuan të dhëna të tjera, duke përfshirë një listë me 105 mijë emra të personave të dyshuar për krime, mesazhe nga emailet e ministrave, si dhe fotografi dhe video nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare dhe komisariatet e policisë. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR