• e premte, 05 dhjetor 2025

Hakan do të kryesojë me seancën e OIC në Arabinë Saudite

Hakan do të kryesojë me seancën e OIC në Arabinë Saudite

Ankara, 22 gusht 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan do të kryesojë takimin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), i cili do të mbahet në Xheda të Arabisë Saudite më 25 gusht.

Turqia aktualisht mban presidencën e rradhës me OIC. Tema e takimit në Xheda do të jetë situata në Rripin e Gazës, ndërsa pritet që Fidan të paraqesë qëndrimin e Turqisë mbi luftën në enklavën palestineze. Ankaraja dënon operacionet izraelite në Rripin e Gazës dhe e vlerëson situatën si një katastrofë humanitare.

Sipas mediave turke, Hakan do të përsërisë qëndrimin zyrtar të Ankarasë se është e pamundur të gjendet një zgjidhje vetëm me pjesëmarrjen e Izraelit dhe Palestinës dhe se Turqia nuk mbështet dëbimin e palestinezëve. Ai gjithashtu do t'i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Izraelin.

Turqia është e vendosur të mos i mbyllë sytë ndaj politikave të Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe se arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë kërkon njohjen e Palestinës. Prandaj, vendi do të shprehë mbështetjen e tij të vazhdueshme të fortë për planin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe Lidhjes Arabe për rindërtimin e Rripit të Gazës, raportuan mediat turke.

Takimi i fundit i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të OIC-ut ishte në Stamboll më 21-22 korrik, kur Turqia mori presidencën njëvjeçare të Organizatës.

OIC është një organizatë ndërkombëtare me një delegacion të përhershëm në Kombet e Bashkuara, e cila përfshin 57 vende ku Islami është feja shtetërore, shumicë ose pakicë. Konferenca e parë Islamike e Ministrave të punëve të jashtme u mbajt në mars të vitit 1970 në Xheda. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR