• e premte, 05 dhjetor 2025

Guteresh: Uria në Rripin e Gazës është rezultat i veprimeve të qëllimshme të Izraelit

Guteresh: Uria në Rripin e Gazës është rezultat i veprimeve të qëllimshme të Izraelit

Nju Jork,  28 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot deklaroi se uria e civilëve asnjëherë nuk duhet të përdoret si metodë lufte, duke theksuar se uria në Rripin e Gazës është rezultat i veprimeve "çnjerëzore" dhe "të qëllimshme" të Izraelit.

"Civilët duhet të mbrohen. Qasja humanitare nuk duhet të pengohet. Pa justifikime të mëtejshme. Pa pengesa të mëtejshme. Pa gënjeshtra të mëtejshme", tha Guteresh.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së vuri në dukje se përpjekjet humanitare nga KB-ja në enklavën palestineze janë "bllokuar, vonuar dhe mohuar", ndërsa Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin të mbrojë civilët dhe të ofrojë ndihmë humanitare.

Ai paralajmëroi se operacioni i zgjeruar ushtarak në qytetin e Gazës, të cilin Izraeli e ka paralajmëruar, do të ketë "pasoja shkatërruese", ndërsa gjithashtu dënoi sulmin e fundit në spitalin Naser në Kan Junis i cili vrau gjashtë gazetarë dhe 20 persona të tjerë.

Guteresh, gjithashtu, ripërsëriti thirrjen e tij për një paqe urgjente dhe të qëndrueshme në Gazë, duke shtuar se pushtimi i izraelit dhe Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit lindor shkel të drejtën ndërkombëtare. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR