• e martë, 24 dhjetor 2024

Guteresh për aneksimin e paralajmëruar të pjesëve të okupuara nga Ukraina drejt Rusisë: Nuk guxohet të pranohet

Guteresh për aneksimin e paralajmëruar të pjesëve të okupuara nga Ukraina drejt Rusisë: Nuk guxohet të pranohet
Nju Jork, 29 shtator 2022 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh i ka kritikuar sot planet e Rusisë për të aneksuar katër rajone të okupuara të Ukrainës drejt territorit të saj. "Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm, nuk ka vend për një gjë të tillë në botën moderne, nuk duhet të pranohet, paralajmëroi Guteresh, duke pretenduar se çdo vendim për të "aneksuar" pjesë të Ukrainës do të rrezikojë pikëpamjet për paqen. Presidenti rus Vladimir Putin nesër do të iniciojë aneksimin zyrtar të 15 për qind të territorit ukrainas dhe do të kryesojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës drejt Rusisë. “Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve të Ukrainës Donjeck, Lugansk, Herson dhe Zaporozhje nuk duhet të ketë asnjë vlerë ligjore dhe meriton dënim”, theksoi Guteresh. Sipas tij, aneksimi është në kundërshtim me gjithçka që duhet ta përfaqësojë bashkësia ndërkombëtare. "I tradhton qëllimet dhe parimet e OKB-së. Është një përshkallëzim i rrezikshëm. Nuk ka vend në botën moderne. Nuk duhet pranuar", tha Sekretari i përgjithshëm. Ai theksoi se “çdo vendim rus për të vazhduar në këtë drejtim do të rrezikojë më tej perspektivat për paqen. Do të vazhdojë të ketë ndikime dramatike në ekonominë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim dhe do ta pengojë aftësinë tonë për të ofruar ndihmë urgjente në Ukrainë dhe më gjerë". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR