• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh: Gaza shndërrohet në varreza për fëmijë, ka nevojë urgjente për zgjidhje dhe armëpushim humanitar

Guteresh: Gaza shndërrohet në varreza për fëmijë, ka nevojë urgjente për zgjidhje dhe armëpushim humanitar

Nju-Jork, 6 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, deklaroi sot se situata në Gaza paraqet “krizë humanizmi” dhe se enklava palestineze shumë shpejt po bëhet "varrezë për fëmijët", transmeton BBC.

“Qindra vajzat dhe djem vriten ose plagosen çdo ditë”, tha Guteresh në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se konflikti e ka "tronditur botën" dhe po "shkatërront jetë të njerëzve të pafajshëm".

Guteresh e përsëriti dënimin e tij për "aktin e tmerrshëm terrorist të kryer nga Hamasi më 7 tetor", duke thënë se luftëtarët e tij i kanë përdorur civilët si "mburoja njerëzore" dhe kanë vazhduar duke e sulmuar Izraelin.

“Asgjë nuk mund të justifikojë torturimin e qëllimshëm, vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve. Mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore," tha ai.

Shefi i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësimin për "përshkallëzimin" e armiqësive si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Gazës.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të përballet me "rreziqet e përhapjes së konfliktit në rajonin më të gjerë".

“Tashmë jemi dëshmitarë të një spirale përshkallëzimi nga Libani dhe Siria, deri në Irak dhe Jemen”, shtoi ai.

Guteresh beson se ekziston një nevojë urgjente për zgjidhje dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR