• e hënë, 01 korrik 2024

Grupi paraushtarak rus "Vagner" është regjistruar në Bjellorusi si organizatë për shërbime arsimore

Grupi paraushtarak rus

Minsk, 16 gusht 2023 (MIA) - Grupi paraushtarak rus "Vagner" është regjistruar në Bjellorusi dhe aktivitetet e tij janë shënuar si shërbime edukative, tregon regjistri shtetëror bjellorus i personave juridikë.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Vagner grup” është regjistruar në fillim të muajit gusht, ndërsa si lloji i veprimtarisë së personit juridik janë theksuar “lloje të tjera edukimi”.

Sipas mediave lokale, pronari i personit të ri juridik është kompania ruse "Konkord menaxhment dhe konstaltin", në krye me Evgenij Prigozhin, themelues i "Vagner". mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR