• e martë, 26 nëntor 2024

Grosi të martën para Këshillit të sigurisë së KB-së do ta prezantojë planin për centralin bërthamor Zaporozhje

Grosi të martën para Këshillit të sigurisë së KB-së do ta prezantojë planin për centralin bërthamor Zaporozhje

Gjenevë, 26 maj 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, të martën do të prezantojë propozim deri te Kombet e Bashkuara për mbrojtje të centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje, të pushtuar nga armata ruse, me shpresë se do të arrihet marëveshje para një kundërofensive të mundshme ukrainase.

"Grosi planifikon ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së për situatën e sigurisë bërthamore" në termocentralin bërthamor Zaporozhje "në takimin e 30 majit të kryesuar nga Zvicra", thuhet në komunikatën e ANEB-it.

Kreu i agjencisë së KB-së ka negociuar me muaj që të sigurojë mbrojtje të këtij termocentrali bërthamor në Ukrainën jugore, ku situata konsiderohet shumë e pasigurt për shkak të granatimeve të ndërlidhura me luftimet në zonë.

Ky central, një nga objektet më të mëdha në Evropë, ndodhet në brigjet e lumit Dnjeper, në të dyja anët e lumit. Zaporozhje ka qenë subjekt i disa granatimeve dhe është shkëputur nga rrjeti elektrik shtatë herë që kur u pushtua nga ushtria ruse më 4 mars e vitit 2022. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR