• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykatësja federale Çuktan e paralajmëroi Trampin të mos japë deklarata "nxitëse" para gjykimit

Gjykatësja federale Çuktan e paralajmëroi Trampin të mos japë deklarata

Nju Jork, 12 gusht 2023 (MIA) - Gjyqtarja federale e SHBA-së, Tanja Çuktan paralajmëroi ish-presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, të mos bëjë deklarata “nxitëse” që mund të ndikojnë në jurinë para fillimit të gjykimit.

Megjithatë, gjykatësja Çuktan vendosi që Tramp mund të ndajë publikisht disa nga provat jo të ndjeshme që prokuroria po i vë në dispozicion ekipit të tij ligjor, raporton BBC.

Tramp akuzohet se qëndron pas një komploti për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Vendimi i gjyqtares Çuktan është një goditje për avokatin special të prokurorisë, i cili ka shprehur shqetësimin se Tramp mund të zbulojë materiale të klasifikuara dhe të frikësojë dëshmitarët.

Në seancën e djeshme 90 minutëshe në Uashington, gjyqtari tha se kjo çështje historike po ecën normalisht.

Trampi akuzohet për krim. Ai do të ketë kufizime si çdo i pandehur tjetër. Fakti që i pandehuri është i angazhuar në një fushatë politike nuk do t'i lejojë atij më shumë ose më pak liri se çdo i pandehur në çdo çështje penale, tha ajo.

Ajo që Tramp lejohet të zbulojë publikisht është subjekt i një prej disa betejave ligjore midis ekipit ligjor të ish-presidentit dhe prokurorëve federalë. mb/

Foto. Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR