Gjorgjievski prezantoi vizionin e gjelbër për Shkupin – ndërtimin e megaparkut "Lepenec" me sipërfaqe prej 300.000 metra katrorë, megaparkun "Vardarishte" dhe korridore të gjelbra në të gjithë qytetin
- - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, sot, në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, prezantoi projektin e planifikuar për ndërtimin e megaparkut përgjatë lumit Lepenc në segmentin midis Bardovcëa - Zllokuqanit - Dame Gruevit, i cili do të përfshijë sipërfaqe prej mbi 300.000 metra katrorë.
- Post By Ramize Qamili
- 15:41, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, sot, në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, prezantoi projektin e planifikuar për ndërtimin e megaparkut përgjatë lumit Lepenc në segmentin midis Bardovcëa - Zllokuqanit - Dame Gruevit, i cili do të përfshijë sipërfaqe prej mbi 300.000 metra katrorë.
"Me ndërtimin e megaparkut të Lepencit, do ta transformojmë këtë zonë në një hapësirë të gjelbër moderne të projektuar sipas standardeve evropiane. Parku do të shtrihet përgjatë lumit Lepenc midis Bardovcës - Zllokuqanit - Dame Gruevit dhe do të mbulojë një sipërfaqe prej mbi 300.000 metra katrorë. Ai do të jetë parku i parë që do të lidhë shumicën e komunave të Shkupit dhe do të jetë i destinuar për të gjithë qytetarët e Shkupit, jo vetëm për banorët e Karposhit. Do të krijojmë një oazë të ri urbane për rekreacion, sporte dhe aktivitete familjare, duke i rikthyer jetën këtij indi urban të harruar", potencoi Gjorgjievski.
Përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, shtoi, do të krijohen korridore të gjelbra me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, të cilat, siç tha, do të lidhin vendbanimet, parqet dhe institucionet publike.
"Paralelisht me këtë planifikojmë të krijojmë korridore të gjelbra përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Lepenc me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta që do të lidhin vendbanimet, parqet, por dhe institucionet publike. Ky projekt do ta integrojë Lepencin në jetën e qytetit dhe do ta shndërrojë atë në një simbol të lidhshmërisë urbane, një mjedisi të pastër dhe mbi të gjitha, krenarisë qytetare", theksoi Gjorgjievski.
Vizioni për Shkup të gjelbër, tha, nuk do të ndalet me këto projekte. Ai theksoi se janë planifikuar projekte për ndërtimin e një megaparku në deponinë aktuale ilegale Vardarishte, megaparkut përgjatë bulevardit Hristijan Todorovski - Karposh, si dhe një pylli urban në Rasadnik në Kisella Vodë. rq/
Foto: MIA