• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjorgjiev: Atmosferë pozitive në bisedimet e Komisionit maqedono-bullgar për çështje historike

Gjorgjiev: Atmosferë pozitive në bisedimet e Komisionit maqedono-bullgar për çështje historike
Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) - Bisedimet e Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kaluan sot në një atmosferë pozitive dhe u diskutua vetëm për tekstet shkollore, njoftoi Dragi Gjorgjiev, bashkëkryetar i Komisionit pas mbledhjes së sotme në Shkup që vazhdon edhe nesër. "Ende nuk ka asnjë rezultat, konkluzion, rekomandim të miratuar konkret. Diskutimet për të njëjtën temë do të vazhdojnë nesër në ora 09:30", deklaroi Gjorgiev për TV Sitel. Ai tha se kanë pasur një atmosferë pozitive në bisedimet në të cilat, siç informoi ai, sot janë diskutuar vetëm për tekstet shkollore dhe janë respektuar interesat tona. "Absolutisht, sa herë që diskutojmë, interesat e Maqedonisë janë në radhë të parë, natyrisht", tha ai. Lidhur me vendimet e marra, Gjorgiev informoi se sot nuk është marrë asnjë vendim. "Kishte një diskutim material dhe kjo është ajo që tashmë është diskutuar në tri takimet e fundit dhe nesër do të vazhdojmë sipas asaj agjende", tha Gjorgiev. Më 15 gusht, Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike miratoi dhe publikoi rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e VI në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e V-të në Bullgari, si dhe rekomandime për nderimin e përbashkët të figurave të Mesjetës - Shën Cirili e Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe mbreti Samuel. Këto rekomandime janë miratuar nga Komisioni i përbashkët ndërqeveritar i themeluar në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR