• e shtunë, 29 qershor 2024

Gjermania ende importon naftë ruse përmes Indisë

Gjermania ende importon naftë ruse përmes Indisë

Berlin, 12 shtator 2023 (MIA) - Edhe krahas kufizimeve të importit, Gjermania dukshëm ende importon sasi të mëdha të naftës nga Rusia prmes Indisë, publikoi sot Shërbimi gjerman federal për statistika.

"Importi i derivateve të naftës nga India është rritur në shtatë muajt e parë, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, për më shumë se njëzet herë", publikoi Byroja federale për statistikë. Sipas Kombeve të Bashkuara, India në periudhën e njejtë ka importuar sasi të mëdha të naftës së papërpunuar nga Rusia.

Kur bëhet fjalë për import nga India, fillimisht bëhet fjalë për derivate që përdoren në prodhimin e dizelit ose vajit për ngrohje. Sipas Byrosë federale për statistikë, India importon naftë të papërpunuar për prodhim të këtyre derivateve kryesisht nga Rusia nga fillimi i sulmit rus mbi Ukrainën. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR