Gjermani Kristof Otjen është nënkryetari i ri i Parlamentit Evropian
- Deputetët evropianë e kanë zgjedhur sot Jan Kristof Otjen nga Gjermania për nënkryetar të Parlamentit Evropian, pas dorëheqjes së Nikolas Bir.
- Post By Melahat Baftija
- 19:43, 16 janar, 2024

Strasburg, 16 janar 2024 (MIA) - Deputetët evropianë e kanë zgjedhur sot Jan Kristof Otjen nga Gjermania për nënkryetar të Parlamentit Evropian, pas dorëheqjes së Nikola Bir.
Otjen, përndryshe anëtar i partisë gjermane Demokratë të Lirë dhe anëtar i grupit politik Ta Rindërtojmë Evropën në Parlamentin Evropian, ishte kandidati i vetëm dhe u zgjodh me aklamacion, njoftoi Parlamenti Evropian.
Bir dha dorëheqjen më parë si nënkryetare e Parlamentit Evropian për të marrë postin e zëvendëskryetares së Bankës evropiane të investimeve në Luksemburg. mb/