• e mërkurë, 17 dhjetor 2025

Gjenerali i BE-së: Instruktorët ushtarak duhet të zhvendosen në Ukrainë pas luftës si garanci sigurie

Gjenerali i BE-së: Instruktorët ushtarak duhet të zhvendosen në Ukrainë pas luftës si garanci sigurie

Bruksel, 7 nëntor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë pas përfundimit të luftës atje, me qëllim përforcimin e forcave ukrainase si pjesë e garancive perëndimore të sigurisë, deklaroi për "Rojters", një përfaqësuesi i lartë ushtarak i BE-së, transmeton BTA. 

Gjenerali Shon Klensi, kryetar i Komitetit ushtarak të BE-së, tha se SHBA-ja do të mbetet e rëndësishme për sigurinë evropiane, edhe pse BE-ja përgatitet të jetë në gjendje të mbrohet deri në vitin 2030. Gjenerali irlandez shtoi se NATO do të vazhdojë të ofrojë "forcë të fuqishme" për të mbrojtur Evropën, por marrëdhëniet transatlantike do të ribalancohen, pas çka evropianët do të bëhen më të pavarur.

Përpjekjet e BE-së në këtë zonë janë nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe kërkesat e presidentit amerikan, Donald Tramp, që evropianët të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre.

Sepse lufta në Ukrainë nuk tregon shenja të përfundimit, përfaqësuesit perëndimorë po zhvillojnë plane pas luftës për të mbështetur forcat e Kievit dhe për të penguar Rusinë nga sulmet e përsëritura.

Gjenerali Klensi beson se do të ishte "optimale" që një pjesë e Misionit mbështetës ushtarak të BE-së në Ukrainë (EUMAM Ukrainë) të zhvendosej në vend pas luftës. Misioni tashmë ka trajnuar mbi 80.000 ushtarë jashtë nga Ukraina.

Gjenerali theksoi se forcat e fuqishme ukrainase do të shërbejnë si garanci për sigurinë e Ukrainës, por edhe të Evropës. Ai theksoi se Evropa mund të ofrojë një nivel të lartë trajnimi dhe se zhvendosja e një pjese të trajnimit në Ukrainë është opsioni më i mirë. 

Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në shtator deklaroi se ekziston mbështetje e gjerë nga vendet anëtare të BE-së për një hap të tillë, por ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. Diplomatët theksojnë se kjo sipas të gjitha gjasave do të varet nga kushtet e një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje të mundshme dhe do të kërkojë mbështetje nga të gjithë 27 vendet anëtare të BE-së.

Klensi shprehu qëndrimin e kryetarëve ushtarakë të vendeve anëtare në diskutimet për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, që përfshin këshilla për "Udhërrëfyesin për gatishmëri mbrojtëse", i cili ka për qëllim që Evropa deri në vitin 2030 të jetë e gatshme të "kthejë bindshëm kundërshtarët e saj". rq/

QËNDRONI TË LIDHUR