Gjenden trupat e katër burrave në ujërat e lumit Sena afër Parisit
- Katër trupa të pajetë janë gjetur në lumin Sena, në afërsi të Parisit, kumtuan sot prokurorët e Parisit, njoftoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 15:44, 14 gusht, 2025
Paris, 14 gusht 2025 (MIA) - Katër trupa të pajetë janë gjetur në lumin Sena, në afërsi të Parisit, kumtuan sot prokurorët e Parisit, njoftoi DPA.
Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur prova që lidhin katër rastet, por kanë vënë re se lokacioni në Shoazi-le-Roa, ku u gjetën trupat, mund të sqarohet nga kushtet e lumit në këtë zonë.
Prokurorët në periferinë parisiene, Kretej, thonë se shkaqet për vdekjen dhe identiteti i viktimave mbeten të panjohura, njofton DPA.
Gazeta "Le Parizien" publikoi se katër viktimat ishin burra. Tre u gjetën të veshur plotësisht, ndërsa trupi i katërt ishte pa pantallona dhe veshje të poshtme.
Në raport theksohet se trupat sipas të gjitha gjasave kishin qenë në ujë disa ditë.
Gjetja e trupave u nxit nga një udhëtar në tren, i cili vuri re një nga trupat në Sena dhe për këtë njoftoi autoritetet. Shërbimet e emergjencës i gjetën trupat dje. rq/
Foto: Skrinshot nga Figaro