• e enjte, 22 janar 2026

Gjatë ditës së sotme pritet të tërhiqen traktorët nga vendkalimi kufitar Evzoni

Gjatë ditës së sotme pritet të tërhiqen traktorët nga vendkalimi kufitar Evzoni

Athinë, 22 janar 2026 (MIA) - Pas 53 ditëve të kaluara në bllokadë, gjatë ditës së sotme pritet që bujqit grekë së bashku me traktorët e tyre që të tërhiqen nga vendkalimi kufitar Evzoni drejt vendit tonë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athinë.

Bujqit grekë, pas takimit me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis të hënën, mbajtën takime në post-blloqet dhe e kanë shqyrtuar verdiktin e bisedimeve dhe kanë marrë vendim që gradualisht të tërhiqen nga rrugët dhe vendkalimet kufitare.

Deri nesër pritet që fermerët t'i tërheqin trakorët nga rrugët.

Bujqit nga pjesët e Greqisë veriore më 1 dhjetor i kanë parkuar traktirët e tyre në anën grekë të vendkalimit kufitar Evzoni dhe periudhë më të gjatë, disa orë e kanë bllokuar trafikun e të gjitha automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot, sipas informacione të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bujqit do të tërhiqen nga Evzoni, ndërsa gjatë muajit të ardhshëm me siguri do të takohen me ministrin e Bujqësisë, Kostas Ciaras.

Protestat e fermerëve nga e gjithë Greqia filluan më 30 nëntor me vendosjen graduale të bllokadave në vende kyçe në autostradat e vendit, si dhe në pikat kufitare me vendin tonë, Bullgarinë dhe Turqinë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR