• e martë, 24 dhjetor 2024

Geshev: Seri e sulmesh hakerike ruse ndaj shtetit bullgar

Geshev: Seri e sulmesh hakerike ruse ndaj shtetit bullgar
Sofje, 15 tetor 2022 (MIA) - Në Sofje sot janë kryer një seri sulmesh hakerike ndaj ueb-faqeve të Qeveriës bullgare dhe ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, përgjegjësinë për sulmin e mori grupi rus "We are the killnet". Sulmi fillimisht filloi me sulm ndaj faqes së presidencës, ndërsa ato qeveritare hapeshin, edhe pse më ngadalë se zakonisht. Ato kanë mbrojtje nga lloji i tillë i sulmeve. Mbrojtja ishte vendosur në vitin 2015 pasi që hakerë rusë i goditën ueb-faqet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera gjatë zgjedhjeve lokale. Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev kumtoi se sulmet ndaj institucioneve bullgare erdhën nga qyteti rus Magnitogorsk. "Cak i sulmit nuk është presidenca, por shteti bullgar", komentoi kryeprokurori Ivan Geshev. Ai vlerësoi se problemi është serioz dhe i pritshëm. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR