• e premte, 22 nëntor 2024

Gerapetritis: Marrëveshje e Prespës ka karakter obligativ dhe detyrime që duhet të plotësohen në tërësi

Gerapetritis: Marrëveshje e Prespës ka karakter obligativ dhe detyrime që duhet të plotësohen në tërësi

Athinë, 16 shtator 2024 (MIA) - Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare, i detyron palët dhe krijon detyrime që duhet në tërësi të respektohen, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis pas takimit me kolegun e tij francez Stefan Sezhurn, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke tha se me Sezhurne, mes tjherash kanë biseduar edhe për "të ardhmen e Evropës, e cila drejtpëdrejtë është e ndërlidhur me zgjerimin".

"Më shumë se 20 vjet pas Axhendës së Selanikut, Greqia dhe Franca mbeten mbështetëse të fuqishme të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por një parakusht i domosdoshëm për sukses në zgjerim është respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave të pakicave dhe respektimi universal, jo selektiv, për të drejtën ndërkombëtare. Në veçanti për Marrëveshjen e Prespës, e përsëris se si marrëveshje ndërkombëtare ka karakter të detyrueshëm, lidh palët dhe krijon detyrime që duhet të respektohen plotësisht", tha Gerapetritis.

Dy ministrat diskutuan për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, bashkëpunimin dypalësh në disa fusha, por edhe çështjen e emigrantëve, për të cilën kreu i diplomacisë greke tha se “Greqia thekson vazhdimisht nevojën për një ndarje të drejtë të barrës brenda kornizës së marrëveshjes së migracionit dhe azilit”.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se duhet të merren edhe me “dimensionin e jashtëm të çështjes së emigrantëve”, të koordinojnë përpjekjet për të luftuar rrjetet e kontrabandistëve dhe diskutuan për koordinimin e aktiviteteve.

Shefi i diplomacisë franceze në deklaratën pas takimit me Gerapetritis u përqendriua në bashkëpunimin në mbrojtjen civile dhe përballjen me krizën klimatike dhe ndihmën e ndërsjellë, e përmendi bashkëpunimin dypalësh ushtrarak, duke thënë se në mënyrë të veçantë janë të përforcuara lidhjet në zonën konkrete dhe tha se marrëdhëniet mes dy vendeve karakterizohen me solidaritet, besim dhge afërsi.

Shtoi se për një sërë temash përputhen qëndrimet e dy vendeve, duke e përmendur nevojën që të impelentohen marrëveshjet evropiane për emigracion.

Sezhurne këtë mëngjes u nominua eurokomisar francez me vendim të presidentit të Francës, Emanuel Makron. mb/

Foto. MPJ e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR